Hidromorava

Hoti kritikon Kurtin: Kur nuk ke rezultate, shpik armiq dhe prodhon justifikime

/ 2 minuta lexim
HW

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë një interviste nuk arriti të përmendte asnjë projekt serioz dhe madhor që ka ndryshuar jetën e qytetarëve.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar se Kurti u kthye te zanati i tij i vetëm prej së është ën politikë: : propaganda, mashtrimi dhe fajësimi i të tjerëve.

“Por propaganda nuk mund t’i fsheh milionat e shpërndara me tenderë njëburimorë. Nuk i arsyeton kontratat e negociuara në WhatsApp. Nuk i zhduk dyshimet për keqpërdorimin e parasë publike”, ka shkruar Hoti.

Uji Dea

Postimi i tij i plotë:

Gazetari Fidan Rama e pyeti Kurtin për tri projektet me të cilat krenohen pas gjithë këtyre viteve në pushtet. Përgjigjja ishte zbuluese për qeverisjen e tij të zbrazët, por edhe dëshpëruese: nuk arriti të përmendë asnjë projekt serioz dhe madhor që ka ndryshuar jetën e qytetarëve.

Rrjedhimisht, u kthye te zanati i tij i vetëm prej se është në politikë: propaganda, mashtrimi dhe fajësimi i të tjerëve.Kur nuk ke rezultate, shpik armiq. Kur nuk ke projekte, prodhon justifikime.Por propaganda nuk mund t’i fsheh milionat e shpërndara me tenderë njëburimorë. Nuk i arsyeton kontratat e negocuara në WhatsApp. Nuk i zhduk dyshimet për keqpërdorimin e parasë publike.Vetëm gjatë vitit 2025, Auditori i Përgjithshëm ka referuar 80 lëndë në Prokurori bazuar në gjetjet e auditimeve në institucione të ndryshme.Koha e propagandës po mbaron. Koha e llogaridhënies po afrohet. Dhe për dallim nga konferencat për shtyp, para ligjit nuk mjafton propaganda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.