ARKATANA

Hoti kritika Kurtit: Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin e Asociacionit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se e gjithë Marrëveshja e Ohrit është duke u reduktuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E për këtë, ai ka kritikë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të cilin thotë se “e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë”.

“Pesë vendet mos-njohëse të BE-së nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Hoti në Facebook teksa thotë se në javën e ardhshme fillon dialogu në Bruksel për zbatim të marrëveshjes.

“Dialog për njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë”, ka kritikuar marrëveshjen ish-kryeministri i Kosovës.

FIDANISHTJA

Ai po ashtu ka thënë se “kemi hyrë në rrugën më të gjatë të mundshme për të arritur tek marrëveshja finale për njohje reciproke”.

“Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re. Një Zot e di kur do të mund ta thyejmë këtë status quo dhe ta përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke. Deri atëherë do të mbizotëroj paqartësia për investitorët e jashtëm, do të vazhdojnë të ikin kuadrot dhe rinia”, ka shkruar Hoti, të martën.

Përndryshe, gjatë ditës zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petar Stano, ka thënë se së shpejti do të nis zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.