Mobi Casa

Hoti: Kosova, si çdo shtet e gëzon të drejtën për Forca të Armatosura

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë theksoi se Republika e Kosovës si vend sovran dhe i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër, e gëzon të drejtën për të pasur forcat e veta të armatosura.

Hoti theksoi se LDK do të mbështesë pakon e ligjeve për transformimin e FSK-së.

“Në përputhje me vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së, në seancën e datës 14 dhjetor 2018, do të mbështesë pakon e ligjeve për transformimin e FSK-së. Republika e Kosovës si vend sovran dhe i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër, e gëzon të drejtën për të pasur forcat e veta të armatosura. Ne jemi falënderues ndaj SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e këtij transformimi”, tha ai.

Uji Dea

Sipas LDK-së, nga shpallja e pavarësisë e deri më tani, institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje maksimale që ky transformim të dakordohet me përfaqësuesit politik të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“Forcat e Sigurisë të Kosovës janë në shërbim të të gjitha komuniteteve. Ne falënderojmë komunitetet e tjera jo shumicë në Kosovë për rolin konstruktiv gjatë këtij procesi. Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe, krahas aleatëve tanë në NATO, do të kontribuojnë për paqen kudo në botë”, tha ai. /Telegrafi/