Mobi Casa

Hoti: Kosova asnjë marrëveshje s’e ka arrit me Serbinë, por me bashkësinë ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë procesi i dialogut me Serbinë është i fokusuar në njohje reciproke në asgjë tjetër.

”Këta që janë në Qeveri po harrojnë një gjë se Kosova gjithmonë historikisht nuk e ka arrit asnjë marrëveshje me Serbinë, por me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Hoti.

Hoti ka thënë se Qeveria Kurti po sillet me 10 fytyra.

”Nuk mund të sillen këta me 10 fytyra. Ndryshe ju flet opozitës në Kuvend, ndryshe të dielave në takim me partinë e vet, ndryshe ju flet qytetarëve, ndryshe kur shkon në Londër me gazetarë”, tha Hoti, për RTV21.

Uji Dea

Ai tha se sovranitet i vendit është që pjesa veriore të qeveriset nga institucionet e Kosovës.

”Sot është fatkeqësi për ata politikanë që mendojnë se në pjesën veriore të Kosovës të qeveriset pa pjesëmarrjen e komunitetit serb”, tha Hoti.

Ish-kryeministri Hoti ka thënë se koha e ka dëshmuar se Kurti e ka humbur besimin e qytetarëve si pasojë e mashtrimeve të tij.

‘’Nuk ka logjikë që ky person me gjithë këto mashtrime të marrë besimin e qytetarëve përsëri, koha i ka dëshmu këta njerëz qe në shumicën e punëve kanë dështu’’, ka thënë Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.