RCCOLA

Hoti: korrigjimi i kufirit do të thotë korrigjim i deklaratës së pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Avdullah Hoti shef i grupit parlamentar të LDK-së në diskutimin e organizuar Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) për Dialogun Kosovë-Serbi, tha se LDk është e interesuar për arritje e një marrëveshjeje në kuadër të dialogut, raporton Zëri.info.

“Ne jemi të interesuar që kjo çështje të mbyllet sa më parë por jo në dëm të Kosovës dhe jo në afate kohore strikte që të punojmë drejt afateve. Dialogu mund të udhëhiqet me përfaqurës legjitim dhe për përfaqësuesit legjitim vendosin qytetarët. Ne jemi kundër idesë së presidentit për rishikimin e kufirit ne duhet të unifikohemi për rezolutën e PSD-së, korrigjimi i kufijve është korrigjim i deklaratës së pavarsisë” tha ai.

Sipas tij zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje në Kosovë.

Uji Dea

“Ne kemi ofruar tryezat politike për nxjerrje nga kriza dhe nuk kishte gatishmëri, nuk ka rrugë tjetër përveç datës së zgjedhjeve dhe pas këtyre zgjedhjeve kuvendi do t’i koordinonte të gjitha aktivitet në kuadër të dialogut dhe me platformë ai do të vendoste edhe vijat e kuqe dhe do të kishte transparencë karshi qytetarëve” tha ai

Tutje Hoti përmendi të gjitha dëmet e shkaktuara nga procesi i deritashëm i dialogut nga përfaqësimi i dobët i diplomacisë Kosovarë.

“Marrëveshja përfundimtarë të mos e cenoj integritetin territorial, të mos cenoj karakterin unitar të shtetit dhe shteti të ofroj të dhëna për të pagjeturit. Ne mund të arrimë marrëveshje për paqe por pa përjashtuar partnerët ndërkombëtar ashtu siç ka tentuar presidenti Thaçi. Shtetit të Kosovës i janë bërë dëme duke filluar nga pasiguria e madhe ekonomike dhe sociale në Kosovë deri tek dëmi në diplomacinë ndërkombëtare” theksoi ai./ZËRI/