UBT

Hoti: Koalicionit qeverisës i mbetet t’i sigurojnë votat për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se e mbështesin plotësisht marrëveshjen e demarkacionit dhe se sipas tij i mbetet koalicionit qeverisës që t’i sigurojnë votat.

Hoti tha se shpreson që kjo çështje që po endet në Kuvendin e Kosovës për tri vite rresht do të merr fund.

“Duke qenë se kanë kërkuar nga ne që të dakordohen për kohën, besoj që 62 vota të koalicionit janë siguruar”, ka thënë Hoti.

Mobi Casa

Ai po ashtu theksoi se pjesë e marrëveshjes të jenë edhe katër raportet për Demarkacionin.

“Kemi kërkuar që të debatohet për këtë çështje. Kemi kërkuar po ashtu që pjesë e marrëveshjes të jenë edhe katër raportet, raporti i Komisionit Meha, raporti i komisionit Ndërkombëtar i themeluar nga presidentja Jahjaga, raporti i Akademisë së Shkencave si dhe raporti i komisionit Shtetëror i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi. Krejt këto raporte duhet të jenë në dispozicion të deputetëve, dhe secili deputetë të votoj sipas ndërgjegjes së tyre”, u shpreh tutje Avdullah Hoti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.