UBT

Hoti kërkon votën e opozitës për disa marrëveshje ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga deputetët që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Gazeta Express.

Në seancën e Kuvendit, Hoti ka deklaruar se për marrëveshjet ndërkombëtare kanë kërkuan që të votohen edhe sa ishin në opozitë.

“Për sqarim për marrëveshjet ndërkombëtare sa kemi qenë opozitë ne kemi kërkuar vetë seancë të jashtëzakonshme, është veprimi juaj politik se si veproni, por, e vërteta është kjo sepse ne si opozitë kishim kërkuar seancë për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare, ju kërkoj që t’i merrni parasysh këto sepse këto marrëveshje mundësojnë realizimin në praktikë të pakos për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë ai.

Uji Dea

Hoti ka shtuar se do të kërkojnë që buxheti të futet në procedurë për votim në seancën e sotme.

“Po ju njoftoj se buxhetin për vitin 2020-të e keni pranuar në Kuvend, ne do të kërkojmë që të futet në procedura parlamentare pas një ore. Ju ftoj që ta përkrahni këtë mocion që buxheti të futet në rend të ditës ku është parapa fondi për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë kryeministri./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.