HW

Hoti kërkon unitet në raport me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, thotë se është vështirë që të merret seriozisht gatishmëria e Serbisë për dialog me Kosovën.

Hoti thotë se përgjigja më e mirë ndaj diplomacisë agresive të Serbisë ndaj Kosovës është që të jemi unik në raport me këtë shtet.

“Vështirë të merret seriozisht gatishmëria e Serbisë për dialog me Kosovën. Ajo në të njëjtën kohë po bënë diplomaci agresive tek shumë shtetet që të mos na njohin dhe shumë të tjera që ta revokojnë njohjen”, shkruan Hoti në Facebook.

HW

Hoti tutje thotë se involvimi i Serbisë në veri për ta mbajtur atje gjendjen refuzuese ndaj institucioneve tona, si dhe qasja aspak kooperative e Listës serbe, flasin për mungesën e vullnetit minimal për të krijuar gjendje optimale për dialog.

“Kjo mendësi e Beogradit duket se ushqehet me shpresën se me këtë agresivitet mund të na sjellin në tavolinë e bisedimeve me disavantazhe të mëdha. Përgjigja më e mirë për krejt këtë destruktivitet është që ne të jemi unik në raport me Serbinë dhe me atë që aspirojmë – një Kosovë unike e cila mbështetet në Kushtetutën e saj duke respektuar sovranitetit dhe integritetin e saj territorial”, thekson Hoti./GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.