Fundamenti

Hoti kërkon sqarim nga Osmani dhe Kurti rreth deklaratës së Von der Leyen për Asociacion

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që të demantojnë deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në lidhje me Asociaconin.

Hoti ka shpërndarë një deklaratë të Ursula von der Leyen, e cila kishte thënë:”Serbia duhet ta njohë de fakto Kosovën si një vend të pavarur dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën. Kjo do të përmbushte në mënyrë efektive angazhimet e mëparshme të Serbisë dhe Kosovës të negociuara në fillim të këtij viti, por ka pak shenja që secila palë në të vërtetë synon të vazhdojë më tutje”.

Këtë deklaratë të Ursula von der Leyen e ka shpërndarë mediumi Fox News, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, deputeti Hotit thotë se Osmani dhe Kurti e kanë obligim të sqarojnë këtë deklaratë.

Mobi Casa

“Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti. Nëse nuk është e vërtetë kjo që ka thënë znj. Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë.
Është obligim i juaj, dilni dhe sqaroni qytetarët”, thuhet në reagimin e Hotit.

Dy ditë më parë, kryeministri Kurti raportoi para deputetëve lidhur me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Në seancën që zgjati 8 orë pati debate të ashpra pozitë-opozitë lidhur me Asociacionin./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.