Uji Dea

Hoti kërkon shpërbërjen e Kuvendit

/ 1 minutë lexim

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti komentoi vizitën e sotme të presidentit të vendit në veriun e Kosovës.

“Aventurat për të bërë pazar me territor kanë marrë fund. Kot janë krekosjet me skafe, përkrah njerëzve të organeve të sigurimit. As në këtë përbërje të Kuvendit, e aq më pak në përbërjen e re të tij, pazaret personale për territore nuk kalojnë”, shkroi ai.

Fidanishtja

Hoti shtoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë.

“Tani është koha që procesi të vihet në binarë normal. Duhen zgjedhje të reja, të cilat nxjerrin qeveri legjitime, e cila përfaqëson interesat e Kosovës në bisedimet e Brukselit. Vetëm kështu marrëveshja do të jetë në favor të Kosovës dhe të ardhmes së saj euro-atlantike. Kuvendi duhet të mblidhet dhe ta shpërbëjë veten sa më parë”, shkroi ai në Facebook.