United Hospital

Hoti: Kandidatët e LDK-së do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka listën më të mirë zgjedhore, me 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë.

Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se këta do të zbatojnë Programin Qeverisës të LDK-së për: qeverisje efikase, zhvillim të familjes, punësim, arsim dhe shëndetësi, dhe partneritet ndërkombëtarë.

Ndër të tjera Hoti ka thënë se kandidatët do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të mbikëqyrur punën e Qeverisë.

Eco Higjiena

“LDK me listën më të mirë, me 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë. Në listë janë 33 nga ekonomia, inxhinieria, ndërtimtaria, financat dhe afaristë të suksesshëm, 17 nga drejtësia, 31 nga arsimi, kultura dhe sporti, 11 nga shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe 16 ekspertë shëndetësorë.

Këta do të zbatojnë Programit Qeverisës të LDK-së për: qeverisje efikase, zhvillim të familjes, punësim, arsim dhe shëndetësi, dhe partneritet ndërkombëtarë.
Do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të mbikëqyrur punën e Qeverisë. Disa prej tyre me ekspertizë të lartë do të jenë në ekzekutiv për të zbatuar programin qeverisës”, ka shkruar Hoti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.