ARKATANA

Hoti jep detaje për takimin me presidentin Macron: Vetëm njohja reciproke Kosovë-Serbi do ta qetësojë Ballkanin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministi i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka pasur me presidentin e Francës, Emmanuel Macron gjatë ditës së djeshme në Pallatin Elize, në Paris ku siç tha Hoti kanë biseduar edhe për procesin e dialogut, përveç se kanë nënshkruar dy marrëveshje.

Hoti tha se ka hasur në mirëkuptimin e presidentit francez, kur biseduan për çështjen e dialogut dhe qëndrimet e Qeverisë, duke u shprehur se vetëm njohja reciproke e qetëson këtë pjesë të Ballkanit.

“Temë me rëndësi ka qenë edhe procesi i dialogut. Të premten mbahet Samiti i Parisit, i organizuar nga Presidneti Macron. Edhe ne takimin që e patëm kam treguar qartë për qëndrimin që kemi për dialogun me Serbinë, që është një proces shumë i rëndësishëm, që mbyll një çështje të hapur mes dy vendeve. Në detaje kam sqaru para presidnetit, dhe besoj që kisha mirëkuptimn e tij për pozicionin që kemi ne si Qeveri, që jemi të gatshëm që të hyjnë në procesin e dialogut, por për dialog që nënkupton njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vende. Besoj është mirëkuptim i të gjitha palëve se vetëm njohja reciproke e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe të Evropës, dhe i mundëson të dyja vendvee dhe regjionit përspektivë euro-atlantike”, tha Hoti.

FITORJA

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju se në bisedën me Presidentin Macron, kemi konstatuar se dy vendet kanë marrëdhënie të shkelqyer mes vete, për arsyen e thjeshtë që Franca ka luajtur një rol të madh, kyç në të gjitha fazat e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Ajo që është në interes është se Franca mbetet e përkushtuar për përspektivën euro-integruese të të gjithë rajonit., përfhsirë edhe Kosovën. Jemi dakorduar bashkë me Presidnetin Macron që ne të shkëmbejmë informata btë dy Qeveritë, në veçanti të dy ministritë e punëve të brendshme sa i përket rendit dhe ligjit për të tregu se shtteti i Kosovës është partner kredibil për BE-në sa i përket procesit të liberalizimit të vizave. Do të punojmë shumë muajtë e ardhshmë për të nxitur rritjen e shkëmbimit ekonomik në mes dy vendeve, përfshirë një forum të bizneseve që duhet të ndodh dikur në vjeshtë të këtij viti. E kam ftuar Macron në Kosovë dhe e ka pranu ftesën me kënaqësi, ka mbetur të caktojmë një kohë të përshtatshme për vizite”, tha Hoti.

Ai tha se ka nënshkruar dy marrëveshje mjaft të rëndësishme për vendin.

I kam nënshkru dy marrëveshje, njëra është për punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve në të dy vendet, dhe tjetra marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, me të cilën sigurohet një prezencë shumë më e madhe e shtetit francez ne ekonomi, ne diplomaci, rend e ligj dhe të gjitha fushat me rëndësi në Kosovë”, u shpreh Hoti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.