GRANDEMALL

Hoti: Jemi të zhgënjyer me KQZ-në, të formohet qeveria në nëntor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Udhëheqësi i Grupit punues nga radhët e LDK-së për negociata me VV-në, Avdullah Hoti paralajmëron se shumë shpejt do të përmbyllen diskutimet e grupeve punues në mes këtyre dy partive për koalicionin qeverisës.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se ka përafrime të madhe mes dy partive, të cilës mbetet që liderët Isa Mustafa dhe Albin Kurti t’ua japin vulën përfundimtare të marrëveshjes.

Pas pak çastesh nis edhe takimi i katërt i grupeve punese, që sipas Hotit në takim do të jenë përfaqësues të këshillit të ekspertëve për fushën e rendit dhe ligjit.

“Sot kemi takimet rend dhe ligj, madje vazhdojmë takimet tjera për arsim dhe shëndetësi. Besoj se shpejt mund ta përmbyllim komplet diskutimin sa i përket grupeve punues. Pra, të përafrimeve të programeve të subjekteve, prandaj, mbetet që liderët e dy subjekteve të ulën së bashku dhe të japin vulën përfundimtare të marrëveshjes”, theksoi Hoti.

FITORJA

Hoti nuk përjashton mundësinë që në nëntor të formohet qeveria e re dhe të konstituohet Kuvendi, por ‘hatri’ i këtij të fundit po i mbetet te KQZ-ja që po e zvarrit tash e gati një muaj procesin e numërimit të votave.

“Është e pakuptimtë kur qytetarët e vendit që pas një procesi zgjedhor më 6 tetor që u vlerësua që është i rregullt dhe në përputhje me standardet demokratike, institucionet përgjegjëse tash për të proceduar atë rezultat zgjedhor dhe për të shpallur atë rezultat zgjedhor gati një muaj bëhet dhe nuk janë në gjendje të nxjerrin rezultatin, të nxjerrin vullnetin e qytetarëve, që ta certifikojnë vullnetin e qytetarëve”, thotë Hoti.

Kjo zvarritje e KQZ-së, Hoti tha se është edhe një sinjal për qeverinë e ardhshme për një reformë edhe në këtë fushë që duhet të ndodhë, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të procedohet shpejt dhe të formohen shpejt institucionet e reja, pasi është e paarsyeshme të bëhet një muaj gati dhe institucionet përgjegjëse të mos jenë gati të kryejnë detyrat e tyre kushtetuese./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.