FIDANISHTJA

Hoti: Jemi në fazën finale të pandemisë, për disa javë vjen vaksina

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova është në fazën finale të pandemisë COVID-19, raporton Express.

Para Komitetit për Menaxhimin e Situatës me COVID-19, Hoti ka thënë se për disa javë presin ardhjen e vaksinave për të filluar me vaksinimin masiv.

“Jemi në fazën finale të kësaj pandemie. Për disa javë presim ardhjen e vaksiunave dhe të fillojmë me vaksinimin masiv, duke iu caktu saktë datën dhe orën kur do të vaksinohen. Edhe për vaksinën jemi kritiku, por i kemi bërë gjitha përgatitjet për të sjellë vaksinën sipas standardevbe të BE’së. Nuk kemi hy në lojëra për të sjellë vaksinën nga vendet e lindjes, dhe vaksina që s’janë certifikuar nga shtetet e BE’së”, ka deklaruar Hoti.

KKVITI

Ai ka lavdëruar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe drejtorin e IKSHPK-së, duke thënë se kanë arritur t’i ngritin kapacitetet.

Hoti ka potencuar se edhe kategorizimi i komunave në kuadër të masave është marrë si model nga vendet e tjera.

“Jemi në muajt e fundit të përmbylljes së kësaj pandemie dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Në dy javët e fundit kemi pasur rritje në numrin e rasteve, por nuk shumë e lartë kjo rritje, duhet të jemi të mobilizuar me inspektoratin”, ka shtuar ai./Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.