Uji Dea

Hoti ironizon me Kurtin: Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria ka pranuar që çështja e dinarit të diskutohet me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut.

Hoti ka thënë se pushteti nuk ka dëgjuar këshillat e aleatëve për të arritur një dakordim në Prishtinë, por thotë se pranuan që çështja të diskutohet në Bruksel në kuadër të dialogut.

Eco Higjiena

“Para dy jave, Kosova u kritikua në Këshillin e Sigurimit për vendime të pakoordinuara. Kritikat nuk ishin vetëm nga Kina e Rusia, por nga aleatët që Kosovës ia sigurojnë kufijtë. Gjatë këtyre dy javëve, aleatët kanë kërkuar me ngulm koordinim në Prishtinë vetëm për evitim të pasojave për qytetarët e Kosovës të komunitetit serb”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Më tej Hoti ka thënë se “Asgjë tjetër nuk kanë kërkuar. Qeveritarët e ndritur të Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët. Por pranojnë që këtë çështje ta diskutojë me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut. Kjo nuk do koment. Këto janë pasojat kur vendimmarrja shtetërore i nënshtrohet interesit elektoral. ‘Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh’”, ka përfunduar Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.