FITORJA

Hoti: Ideja për korrigjim të kufijve është e Beogradit dhe Rusisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet lidhur me “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë” tha se me këtë ide presidenti Hashim Thaçi është ofruar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ka larguar subjektet politike në vend.

Hoti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës tha se një ide e tillë për shkëmbim territoresh me Serbinë ka krijuar pasiguri politike në vend.

Ai tha se pakënaqësia e qytetarëve të Kosovës ka arritur nivelin më të lartë.

“Janë stopuar të gjitha aktivitetet e diplomacisë për konsolidimin e shtetësisë”, tha Hoti.

Sipas tij, të gjitha këto veprime të presidentit janë antikushtetuese.

Ai tha se çështja e sovranitetit dhe territorit i takojnë Kuvendit dhe askush tjetër nuk ka mandat të negociojë për territorin.

ARKATANA

“Shkëmbimi i territoreve është ide e Beogradit dhe Moskës”, tha Hoti, duke shtuar se kjo ide nuk ka të bëjë me miqtë tanë ndërkombëtar, raporton Telegrafi.

Sipas tij, shkëmbimi i territoreve nuk garanton as anëtarësim në OKB, e as perspektivë të sigurt në BE.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së tha se janë për dialog me Serbinë, por si dy shtete.

“Thaçi është ofruar me Vuçiqin, por na ka larguar neve me njëri-tjetrin”, tha ai.

Hoti tha se Rezoluta e propozuar do të ketë vetëm një pikë, e që e definon territorin si të pandashëm, ku as presidenti dhe askush tjetër nuk ka mandat për të diskutuar për territorin e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.