UBT

Hoti: Ideja për korrigjim kufijsh, pengesë për të vazhduar politikat kontraktuale të Kosovës me BE-në

/ 2 minuta lexim

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha sot se propozimi për ‘korrigjimin e kufirit’, i pamenduar dhe në mungesë të koordinimit me aleatët tanë, po bëhet pengesa më madhe për të vazhduar politikat kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për të zhvilluar dialog pragmatik me Serbinë.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se për sa kohë nuk hiqet dorë nga kjo ide, që është kundër shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, do të dëmtohen shumë procese politike.

Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

“Propozimi për ‘korrigjimin e kufirit’, i pamenduar dhe në mungesë të koordinimit me aleatët tanë, po bëhet pengesa më madhe për të vazhduar politikat kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për të zhvilluar dialog pragmatik me Serbinë.

Hidromorava

Për sa kohë nuk hiqet dorë nga kjo ide, që është kundër shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, do të dëmtohen shumë procese politike. Disa nga këto proceseve po zhvendosen në agjendë të pritjes, nisur nga logjika ‘së pari ndryshim i kufirit, mandej gjëra të tjera’.

Sa më shumë që zgjatë kjo gjendje, aq më shumë do të shpenzojmë energji politike nesër për t’i riparuar gabimet dhe ngecjet e kësaj qasje konfuze dhe të dëmshme.

Kjo ‘status quo’ duhet të ndryshoj. Nuk ka logjikë të presim të korrigjohet ideja e ‘korrigjimit të kufirit’. Ne jemi të bindur se rruga e vetme demokratike janë zgjedhjet e reja. Për këtë po angazhohemi”, shkruan Hoti. /Telegrafi/