Hoti: Ideja e Thaçit për kufijtë po e pengon liberalizimin e vizave dhe njohjet e rej

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga ideja e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve. Hoti ka deklaruar se ideja e Thaçit po dëmton çdo raport normal me aleatët e Kosovës, shkruan Express.
Ideja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim të territoreve apo siç po e quan ai “korrigjim i kufijve”, po ndikon në njohjet e reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave. Së paku kështu po deklaron shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “procesi i njohjeve është reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh”. Derisa ka thënë se për ngecjet në liberalizimin e vizave po akuzohet Brukseli.
“Me gjithë këto efekte të dëmshme, po vazhdohet me propozimin jonormal për ndryshimin e kufirit duke pretenduar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Hoti.
Deklaron se ata do të vazhdojnë ta ndalin këtë ide, e cila, sipas tij, po dëmton çdo raporti normal me aleatët e Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë pa hezitim për ta ndalur këtë ide që po nxjerrë çdo proces nga binarët kushtetues dhe po dëmton çdo raport normal me aleatët tanë. Ne kemi përgjigje që ta bëjmë këtë. Zgjedhjet janë zgjidhje. Ne nuk do të ndalemi, përkundrazi”, përfundon postimi i Hotit. /Express