FITORJA

Hoti ia kujton Kurtit kur rrotullonte maunet -tash Serbia partner kryesor tregtar i Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me rritjen e importit “Serbia kthehet si partner kreyesor tregtar i Kosovës në rajon”, dhe ia “kujtoi” Kurtit kohën kur rrotullonte kamionët me mallra nga Serbia .

Ai tha se në periudhën janar-tetor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2021, janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë, derisa shton se eksportet janë rritur për 154 milionë euro.

Për këtë shkak, sipas Hotit, deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në minus 3.9 miliardë euro, që sipas tij “e vë në dyshim rritjen ekonomike, të prodhimit vendor dhe të punësimit në Kosovë.

Ish-kryeministri thotë se importet me të gjitha vendet janë ulur, përveç më Serbinë.

“Nëse e analizojmë tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë. Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, ka shkruar Hoti.

ARKATANA

Postimi i plotë:

IMPORTET RRITEN ME 850 MILIONË EURO DHE SERBIA KTHEHET SI PARTNER KRYESOR TREGTAR I KOSOVËS NË RAJON

Gjatë periudhës janar-tetor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë. Për shkak se eksportet për këtë periudhë janë rritur vetëm me 154 milionë euro, deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në -3.9 miliardë euro. Thellimi i deficitit tregtar e vë në dyshim rritjen ekonomike, të prodhimit vendor dhe të punësimit në Kosovë, siç po propagandohet nëpër konferenca ndërkombëtare.

Nëse e analizojmë tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë. Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.