Eko Higjiena

Hoti i reagon Kurtit: Ai që ka frikë ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi u ankua se opozita parlamentare po i konteston në Gjykatën Kushtetuese ligjet e miratuara nga ekzekutivi.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se ai që ka frikë për ta bërë një gjë të tillë ka qëllime politike e jo fisnike.

Tutje, deputeti i LDK-së ka thënë se ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues.

“Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht”, ka shkruar Hoti.

FIDANISHTJA

Ndryshe, kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën tha se duke i kontestuar ligjet e Qeverisë në Kushtetuese, opozita “po bën përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave”.

“Në historinë 15-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës, nuk mbaj mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese brenda një kohë kaq të shkurtër. Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave”.

“Njëkohësisht është kundërshtim i hapur i nevojës shoqërore dhe kërkesës qytetare si dhe vullnetit demokratik i 14 shkurtit. Pavarësisht kësaj, përkushtimi ynë mbetet i njëjtë”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.