Eko Higjiena

Hoti i propozon katër veprime Qeverisë Kurti për të dalë nga “kurthi i Serbisë”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kryeministri, njëherit deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ia ka propozuar Qeverisë Kurti katër veprime për të dalë nga, siç e ka quajtur ai, “kjo kurthë e Serbisë”.

Veprimi i parë që duhet të ndërmerret, sipas tij, është heqja e barrikadave në veri në bashkëpunim me KFOR-in.

Pastaj ka thënë se Qeveria duhet të kërkojë “me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi”.

Uji Dea

Hoti ka shtuar se Qeveria duhet të tregojë gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore, si dhe të dëgjojë këshillat e miqve të Kosovës.

“Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut”, ka shkruar Hoti.

Në fund, ka thënë se s’duhet të përmendet lufta e konfliktet.“Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.