KKVITI

Hoti i përgjigjet Veselit rreth akuzave për qyqarllëk

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, duke folur për dialogun me Serbinë, ka thënë se është për dhembshuri sjellja e opozitës, duke i quajtur veprimet e tyre qyqarllëk.

“Po flas për LDK-në dhe VV-në, një mëri dhe një inat e cila është e paarsyeshme. Si mendoni të ecë Kosova me mentalitet bllokues, me mentalitet inatçor, frikacakut me mentalitet qyqar”, ka thënë Veseli.

E për këtë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shefi i Grupit parlamentar i LDK-së , Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, duke iu drejtuar Veselit ka thënë se, qyqarllëk është mos gatishmëria e koalicionit PAN, pa shumicë parlamentare tash e gjashtë muaj, për t’u përballur me qytetarët.

Uji Dea

“Qyqarllëk është të mbeten të hapura të 11 seancat e Kuvendit të sesionit vjeshtor nga data 13 shtator e këndej. Qyqarllëk është ikja e koalicionit PAN nga Kuvendi për të mos u përballur me opozitën”, ka shkruar Hoti.

Ndërkaq, gjatë intervistës duke folur për dialogun, Veseli ka theksuar se grupi negociator së bashku me bartësit e institucioneve është duke punuar shumë mirë, dhe e ka të qartë vizionin se përse shkojnë në dialog.

Sipas tij, qëllimi është i qartë në këtë proces, e ai është shteti i Kosovës, dhe se finalja e dialogut do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia./Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.