FIDANISHTJA

Hoti i përgjigjet PDK-së: Për 100 ditë e kthyem Kosovën aty ku e ka vendin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri Avdullah Hoti, i është përgjigjur PDK-së e cila e akuzoi se për marrëveshje të dëmshme në Uashington.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se për 100 ditë e kthyen Kosovën aty ku e ka vendin, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Bruksel.

Ai ka thënë se pas një devijimi disa vjeçar, e kanë kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik.

“Nuk ka me izolim te Kosovës. Për 100 ditë, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin: ne Shtëpinë e Bardhë, në kryeqytetin e BE-së në Bruksel, në selinë e NATO-s, në Paris dhe së shpejti edhe në qendrat e tjera.

FIDANISHTJA

Pas një devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik.

E gjithë kjo është arritur pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri është serioze karshi zotimeve të veta, me vendimmarrje bazuar në ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike”, ka thënë Hoti.

PDK më herët hodhi akuza ndaj Hotit, duke thënë se dështimi në qeverisjen e brendshme u karakterizua me dështimin në politikën e jashtme javën që shkoi, ku delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Hoti, humbi shansin historik për arritjen e një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.