Fundamenti

Hoti i përgjigjet Lajçakut: Nuk do të preket karakteri unitar i Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special për dialog, Mirosllav Lajçak, i cili pas vizitës në vendin tonë tha se Kosova edhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime Kushtetuese për të vënën në funksion Asociacionin e Komunave Serbe.

Hoti ka thënë se shteti i Kosovës i ka vendosur parimet e tij karshi dialogut, duke siguruar se nuk do të preket integriteti territorial si dhe karakteri unitar i Kosovës.

Duke mos dashur të tregojë se a do të bëhen ndryshime kushtetuese apo jo, ashtu siç po kërkon ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak, shefi i qeverisë tha se marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse obligative që i adreson të gjitha çështjet në mes dy vendeve me pikën e parë drejtë njohjes reciproke.

“I dini parimet që ne i kemi vendosur për procesin e dialogut që nuk bisedohet për çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe kjo është hequr nga tavolina e bisedimeve, parimi i dytë është se nuk preket karakteri unitar i Kosovës dhe marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse obligative që i adreson të gjitha çështjet në mes dy vendeve me pikën e parë drejt njohjes reciproke. Ne jemi në proces të dialogut dhe unë jam i kënaqur me progresin qe është bërë deri më tani, parimet që jemi duke mbajtur të cilët po respektohen nga partnerët tanë ndërkombëtar edhe nga ndërmjetësi i dialogut”, tha ai.

Hoti ka folur edhe pikën e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë e cila ka të bëjë me fazën e fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit për çka tha se në Prishtinë ndodhet një ekip ekspertësh të Departamentit Amerikan.

UBT

“Një ekip e ekspertëve të departamentit amerikan është në Kosovë, në Prishtinë janë duke i studiuar të gjitha modalitetet e nevojshme për të kryer këtë studim të fizibilitetit”, tha ai.

Këto komente kryeministri Hoti i bëri pas vizitës në komunën e Klinës.

Kujtojmë që tema e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e ka stopuar dialogun Kosovë-Serbi, pasi që Serbia po përpiqet ta bëjë përsëri temë diskutimi kurse Kosova po e konsideron këtë çështje si një temë të mbyllur, e cila do të zbatohet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes reciproke në mes dyja vendeve.

Pas vizitës tre ditore që përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak zhvilloi në Kosovë, më 15 tetor, nga Beogradi tha se në një proces serioz negociator është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.