ARKATANA

Hoti i kërkon BE’së liberalizim vizash e përfundim të dialogut me Serbinë me njohje reciproke

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së, të cilëve u ka kërkuar të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën dhe atë të dialogut me Serbinë me njohje reciproke njofton Zyra e Kryeministrit, raporton Gazeta Express.

“Në këtë takim, kryeministri Hoti i ka njoftuar ambasadorët për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Qeveria pret që ky proces të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve. Gjatë kësaj bisede, kryeministri Hoti theksoi faktin se liberalizimi i vizave do të hapte një mundësi reale për qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhe do të krijonte mundësi të reja të zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në komunikatën e ZKM’së.

UBT

Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka falënderuar ambasadorët e vendeve mike për ndihmën dhënë Kosovës në përballimin e situatës me pandeminë COVID-19. Në të njëjtën kohë, ai ka shprehur përkushtimin e Qeverisë për parandalimin dhe menaxhimin sa më efikas të kësaj pandemie, si dhe për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e saj.

“Ndihma e vendeve partnere dhe institucioneve ndërkombëtare ka dhënë efekte pozitive dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha kryeministri Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.