United Hospital

Hoti: Haradinaj nuk ka guxuar nga PDK-ja ta përkrahë rezolutën e LDK-së në mbrojtje të sovranitetit Kosovës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë LDK-ja i ka kërkuar kryeministrit Haradinaj që të mos shmanget nga detyrimi i tij kushtetues për ta udhëhequr dialogun.

Ai në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se përfaqësuesit e LDK-së në Kuvend, bashkë me pjesën tjetër të opozitës, nuk do të lejojnë kurrë të kalojë një marrëveshje e dizajnuar nga PAN-i dhe Thaçi që e cënon territorin dhe shtetësinë e Kosovës.

Hoti ka thënë se e përkrahim retorikën e Kryeministrit për kundërshtimin e ndryshimit të kufijve, por që sipas tij janë të vetëdijshëm për forcën e tij politike dhe parlamentare me 10 përqind të deputetëve!?

HW

Postimi i plotë në Facebook:

Kryeministri e paska akuzuar LDK-në, me fjalorin e tij të zakonshëm, se nuk ka bërë asgjë kundër idesë për ndarjen e Kosovës. Ky deklarim tregon karakterin politik tepër oportunist të tij.
Ja argumentet:
1. Në prill 2018, LDK-ja i ka kërkuar Kryeministrit të mos i shmanget detyrimit të tij kushtetues për ta udhëhequr dialogun. Ai ka bërë të kundërtën, duke e miratuar një rezolutë në Qeveri ku ia barte Presidentit udhëheqjen e dialogut. LDK-ja e kundërshtoi ashpër atë rezolutë dhe, si rezultat, ajo asnjëherë nuk u nxjerr në diskutim në seancë të Kuvendit.
2. Në shtator 2018, LDK-ja bashkë me pjesën tjetër të opozitës, e propozuan një rezolutë në Kuvend me një pikë të vetme, se territori i Kosovës është i panegociueshëm dhe se askush nuk mundet të dialogojë për territorin e Kosovës. Kryeministri me partinë e tij, si dhe Nisma, nuk kishin guximin ta votojnë këtë rezolutë. Kjo rezolutë është ende në rend dite të Kuvendit si pikë e mbetur pezull. Të mërkurën që vjen do të jetë vazhdimi i të gjitha seancave të mbetura të hapura, dhe AKK e Nisma e kanë mundësinë të votojnë këtë rezolutë.
3. Në shtator 2018, LDK-ja ju ka dërguar letra ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Partive Popullore Evropiane (EPP), sikurse edhe ambasadorëve dhe delegacioneve që kanë vizituar Kosovën, LDK-në dhe Grupin Parlamentar, në të cilat letra ne kemi shprehur qëndrimin e qartë kundër ndryshimit të kufijeve.
Sikur LDK-ja të ishte indiferente karshi idesë për ndarje të Kosovës, rezoluta e propozuar nga Haradinaj në prill 2018 do të miratohej dhe dialogu do udhëhiqej nga Thaçi, i cili do ta bënte fakt të kryer pazarin me territor të Kosovës. Nuk i ka hije Kryeministrit të shërbehet me të pavërteta dhe me një fjalor të tillë. Po t’i kishte shti LDK-ja ‘veshët në lesh’ dhe po ta përkrahte Qeverinë e PAN-it që dialogun ta drejtojë Thaçi, me idenë për korrigjim të kufijve, sot Kryeministri do ta kishte festuar marrëveshjen me Presidentin.
Por, Haradinaj vetë i kishte “shti veshët lë lesh” dhe nuk e ka dëgjuar refuzimin e LDK-së, sepse e ka pasur kusht për t’u bërë kryeministër që dialogun t’ia lë Thaçit, kryetarit de facto të PDK-së. Haradinaj nuk ka guxuar nga PDK-ja ta përkrahë rezolutën e LDK-së dhe partive tjera opozitare në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. E tani rrah gjoks si kundërshtar i shkëmbimit të territoreve. E gjithë Kosova e di se Haradinaj nuk e ka problem të ndërroj qëndrime, në shkëmbim të favoreve për të ardhur e për të qëndruar në pushtet. E ka vulosur me demarkacionin.
Por, kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, nuk e ka në dorë as Haradinaj, as Thaçi, e as qeveria e PAN-it, një qeveri e pakicës me paterica. Kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës e mbrojnë qytetarët e Kosovës, nëpërmjet përfaqësuesve që nuk bashkohen në aventura për mbijetesë politike, siç është LDK-ja e cila ka miq në Ushington, Berlin, Paris e gjetiu, që nuk lejojnë pazare me Kosovën, siç ju treguan së fundi në Berlin.
Përfaqësuesit e LDK-së në Kuvend, bashkë me pjesën tjetër të opozitës, nuk do të lejojnë kurrë të kalojë një marreveshje e dizajnuar nga PAN-i dhe Thaçi që e cënon territorin dhe shtetësinë e Kosovës.
Ne e përkrahim retorikën e Kryeministrit për kundërshtimin e ndryshimit të kufijve, por ne jemi të vetëdijshëm për forcën e tij politike dhe parlamentare me 10 përqind të deputetëve!?/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.