RCCOLA

Hoti: Grupi parlamentar i LDK-së ka qenë shumë aktiv gjatë këtij viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se Grupi parlamentar të cilin e drejton ai ka qenë mjaft aktiv në Kuvendin e Kosovës.

Ai në një konferencë për mbajtur për media për fundvit, ka theksuar se ata si grup parlamentar kanë qenë mjaft aktiv në rishikimin e buxhetit për vitin 2017 dhe atë për vitin 2018.

“Kemi qenë poashtu aktiv në diskutimin e programit qeverisës për vitet e ardhshme, e që së bashku me çështjen e buxhetit, përbëjnë bazën e aktivitetit të Qeverisë. Kemi qenë aktiv në diskutimet e raporteve vjetore, që janë bërë për institucionet e ndryshme që i raportojnë Kuvendit, në veçanti te raporti i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), raportimi për funksionimin e sistemi të kontrollit të brendshëm të financave publike, raporti për institucionin e Avokatit të Popullit dhe për kursimet pensionale”, ka shtuar Hoti.

Uji Dea

Ai më tutje ka thënë se si grup parlamentar, kanë qenë aktiv për deklarimet e rendit të ditës, duke ngritur sipas tij, çështje jetike për qytetarin e vendit.

“Nga 12 seanca plenare, vetëm në katër raste ka pasur deklarime jashtë rendit të ditës. Ne kemi pasur 10 deklarime, në përputhje me interesat e qytetarëve”, ka theksuar Hoti. /Telegrafi/