Mobi Casa

Hoti: Gjithmonë i lumtur kur investojmë në të ardhmen e vendit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Ardhmëria u takon të rinjve dhe fëmijëve, e ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur që ata të rriten e të shkollohen në kushte dhe mundësi të barabarta sikurse moshatarët e tyre kudo nëpër botë ka thënë Avdullah Hoti.

“Sot mora pjesë në Inaugurimin e shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e Vitisë”, në fshatin Drobesh të kësaj komune. Nxënësve dhe arsimtarëve ju thash që është simbolikë e mirë fillimi i gjysmë vjetorin e dytë në objekt të ri i cili ofron kushte shumë më të mira për mësim. Shpresoj se po e lëmë mbrapa pandeminë dhe po i kthehemi shumë shpejtë gjallërisë dhe gëzimit në shkolla, në biznese, në familjet tona dhe gjithandej” ka shtuar Hoti.

Ndryshe në Drobesh të Vitisë, sot është përuruar objekti i shkollës fillore të këtij fshati, e ku ishte i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Teknologjisë Ramë Likaj, ministren e Financave Hykmete Bajrami, deputeten Marigona Geci, zv.ministren Fatbardha Emini.

Në këtë solemnitet, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se ndërtimi i objektit të shkollës në Drobesh, ka qenë domosdoshmëri, me qenë se shkolla e vjetër nuk ka plotësuar kushtet për një mësim cilësor e kualitativ.

Haliti, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës, respektivisht Ministrinë e Arsimit për realizimin e këtij projekti dhe ka premtuar se në koordinim me Institucionet qendrore, Organizatat ndërkombëtare dhe donatorët, do të vazhdojnë edhe me projekte të reja në ofrimin e kushteve sa më të mira në arsim në komunën e Vitisë. “Në vitet e fundit kemi ndërtuar shumë shkolla dhe kjo që po e përurojmë sot në Drobesh, i paraprinë edhe shkollës në Pozheran, që pritet të përfundoj së shpejti”, u shpreh Haliti.

Uji Dea

Ndërsa kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, është shprehur se është kënaqësi të jesh prezent e të dëgjosh zhurmat e nxënësve në këtë objekt të ri, të cilët edhe do i japin gjallëri kësaj shkolle. Ai ka thënë se është ngjarje e mirë kjo që gjysmëvjetori i dytë të filloj në një objekt të ri shkollor, duke shpresuar se do të lihet anash e të harrohet edhe kjo situatë me pandeminë, që t`i rikthehemi jetës normale në të gjitha sferat.

“Me këtë projekt, sipas kryetarit Haliti, po përmbyllet edhe rrjeti i ndërtimit të objekteve të reja shkollore dhe kjo po më gëzon, pasi që do të rrisë cilësinë e mësimit, sikur edhe numër optimal të nxënësve për klasë. Kemi kaluar një periudhë të vështirë gjatë vitit të kaluar, sikur edhe në gjysmëvjetorin e parë shkollor dhe shpresojmë që ky vit të jetë i fundit që organizojmë mësimin në këto kushte me klasë të përgjysmuara. Qeveria e Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë arsimore”, është shprehur kryeministri Hoti. Kurse ministri i Arsimit dhe Teknologjisë Ramë Likaj, theksoi se ky projekt është vazhdimësi e përpjekjeve që ka bërë Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Hoti dhe ne si ministri, për të siguru kushte më të mira, infrastrukturë më moderne, dhe një ambient më të ngrohtë arsimor. Nxënësit e fshatit Drobesh, në mungesë të kushteve dhe hapësirës së pamjaftueshme, kanë qenë të detyruar që mësimet në ciklin e lartë ti ndjekin në Viti.

Aktualisht, numri i nxënësve nga parashkollor e deri në klasën e 5 është 156, të cilët nga sot do të vijojnë mësimet në objektin e ri, kurse nxënësit nga klasa e 6 deri klasën e 9-të, që janë diku rreth 130 nxënës, do të mund ti ndjekin mësimet në këtë shkollë nga shtatori i këtij viti.

Me këtë projekt, përfundon edhe cikli i rivitalizimit dhe ndërtimit të shkollave të komunës së Vitisë, përpos asaj në Pozheran e cila pritet të përfundoj së shpejti./rajonipress/