FIDANISHTJA

Hoti flet për rënie të investimeve publike: Me këtë politikë Kosova mbetet shumë prapa rajonit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se ka rënie drastike të investimeve publike në formimin e kapitalit gjatë qeverisjes Kurti.

“Investimet për formimin e kapitalit kanë rënë nga 22.6% e buxhetit në vitin 2019 (viti para pandemisë) në vetëm 9.7% në vitin 2022”, u shpreh ai.

Siç thotë Hoti, kjo politikë çon në stagnim e prapambetje ekonomike. “Me këtë politikë Kosova do të mbetet edhe më shumë prapa vendeve të rajonit dhe më gjerë në sasinë e kapitalit shoqëror për kokë banori”, raporton Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

RËNIE DRASTIKE E INVESTIMEVE PUBLIKE NË FORMIMIN E KAPITALIT BRUTO GJATË QEVERISJES SË MAJTË

Ekonomia nuk zhvillohet kur investimet nga buxheti i shtetit për formimin e kapitalit bruto përgjysmohen si përqindje e shpenzimeve totale?!

FIDANISHTJA

Ja çfarë ka ndodhur gjatë qeverisjes së majtë – shihni figurën. Investimet për formimin e kapitalit kanë rënë nga 22.6% e buxhetit në vitin 2019 (viti para pandemisë) në vetëm 9.7% në vitin 2022.

Kjo politikë çon në stagnim e prapambetje ekonomike. Me këtë politikë Kosova do të mbetet edhe më shumë prapa vendeve të rajonit dhe më gjerë në sasinë e kapitalit shoqëror për kokë banori.

Kosova ka nevojë për investime masive kapitale për të rritur kapitalin shoqëror, i cili përfshinë rrugën, hekurudhat, infrastrukturën arsimore e shkencore, infrastrukturë shëndetësore, sistemet e shërbimeve publike të energjisë, ujit, ngrohjes etj.

Për shumë vite me radhë, investimet kapitale publike e kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ulur kostot e bizneseve. Në të njëjtën kohë, investimet kapitale kanë krijuar efekte multiplikuese në ekonomi që kanë krijuar cikël pozitiv të zhvillimit ekonomik.

*Viti 2020 ka qenë vit i pandemisë dhe arsyetohen shpenzimet e ulëta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.