Eko Higjiena

Hoti flet në telefon me Merkelin, diskutojnë për pandeminë, situatën politike dhe dialogun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, diskutuan për menaxhimin e pandemisë Covid-19, zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin e dyanshëm.

Kryeministri Hoti vlerësoi kontributin që ka dhënë Gjermania në fazat e shtet ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate, e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, përcjell Gazeta Express.

Ai e njoftoi Kancelaren Merkel me masat që ka ndërmarrë Qeveria për minimizimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik e social, sipas komunikatës.

Uji Dea

“Kryeministri Hoti e siguroi Kancelaren Merkel se, Qeveria në Detyrë e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunuese konstruktive me bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet tutje.

I pari i ekzekutivit dhe Kancelarja Merkel biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili u zhvillua mbi parime të qarta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke, në kufijtë aktual. Me këtë rast, Kryeministri Hoti falënderoi Kancelaren Merkel për mbështetjen gjatë këtij procesi.

Kryeministri Hoti dhe Kancelarja Merkel, vlerësuan marrëdhëniet midis dy vendeve dhe theksuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në çdo fushë me interes të ndërsjellë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.