Eko Higjiena

Hoti: Ende s’e kemi nën kontroll pandeminë, pasi numri i vdekjeve mbetet i lartë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ende nuk e ka nën kontroll pandeminë, pasi numri i rasteve me fatalitet mbetet ende i lartë.

Në takimin me kryetarët e komunave Hoti tha se ditëve të fundit trendi i rasteve të reja me COVID-19 është në rënie, ndërsa rastet me fatalitet mbesin ende të larta.

“Trendi i rasteve të reja ka filluar të bjerë, por nuk është shenjë se e kemi futur nën kontroll të plotë pandeminë, për shkak se numri i rasteve me fatalitet po mbetet mjaft i lartë”, ka thënë Hoti.

Uji Dea

Kryeministri gjithashtu në këtë takim ka folur edhe për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, për çka e ka lavdëruar Ministrinë e Arsimit për punën që po bën në këtë drejtim.

“Jemi afër vitit të ri shkollor, ministri ka bërë një punë të mirë sa u përket përvojave të shteteve tjera”, tha kryeministri Avdullah Hoti në takim me kryetarët e komunave. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.