FIDANISHTJA

Hoti: Ekipi Menaxhues ka ekzistuar prej vitit 2013, puna e Kurtit në dialog është katastrofë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se Ekipi Menaxhues për përgatitjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka ekzistuar nga viti 2013.

Hoti ka thënë për Klan Kosova se fokusi gjatë qeverisjes së tij s’ka qenë tek Asociacioni, por te njohja reciproke.

“Ky ekip buron nga marrëveshja e vitit 2013 dhe ka ekzistuar në çdo qeveri. Por, në qeverinë time nuk ka qenë fokusi tek Asociacioni. Qëllimi i dialogut ka qenë tek marrëveshja për njohje reciproke. Unë jam marrë vetëm me marrëveshje për njohje reciproke, sepse vetëm atëherë normalizohen marrëdhëniet me Serbinë. Për këtë kam punuar me partnerët ndërkombëtarë”, është shprehur Hoti.

Uji Dea

Ish-shefi i qeverisë tutje tha se pasardhësi i tij në ekzekutiv, Albin Kurti, është dashur që ta vazhdojë mënyrën e dialogimit siç ishte nisur në Qeverinë Hoti, pasi sipas tij, puna e Kurtit aktualisht në negociatat me Serbinë është aspak e mirë.

“Është katastrofë. Ky e ka nxjerr dialogun nga binarët që çojnë në njohje reciproke dhe e ka vendosur në binarë që çojnë tek vetëmenaxhimi. Është dashur të vazhdohet dialogu që ka mbetur në gjysmë në qeverinë e kaluar. Kosova duhet t’iu dalë zot zotimeve të veta, mbi baza të Kushtetutës ashtu siç është arritur marrëveshja në Qeverinë Mustafa, ku statuti shkon në Gjykatën Kushtetuese para se të miratohet në qeveri”.“Mbi të gjitha, njohja reciproke, e pastaj normalizimi i marrëdhënieve. Por, dialogu është vendosur në binarë të tjerë. Këta binarë nuk çojnë në njohja reciproke. Këta binarë çojnë tek vetëmenaxhimi”, është shprehur Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.