Hoti e quan qeverinë e Haradinajt ‘konglomerat të pazareve’
Sipas Hotit, qeveria Haradinaj e ka të pamundur mbijetesën pa Listën Serbe, rrjedhimisht Beogradin.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj s’është asgjë më shumë sesa një konglomerat i formuar nga pazaret e shumë vetave, njofton Klan Kosova.
Sipas Hotit, qeveria Haradinaj e ka të pamundur mbijetesën pa Listën Serbe, rrjedhimisht Beogradin.
Njeriu më i votuar në zgjedhjet e fundit nga LDK ka thënë se në seancën e sotme të jashtëzakonshme të caktuar për në orën 12:00, kryeministri i ri dhe ministrat e tij e kanë për detyrë të vijnë në sallën e Parlamentit dhe të tregojnë se cili është plani i tyre qeverisës.


