UBT

Hoti e quan Haradinajn kryeministër në largim

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeministër në largim.

Ai këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook, duke komentuar disa nga ngjarjet e fundit në vend, ka thënë se Kosova duhet të prodhojë lajme për investitorë të huaj e arritje në diplomaci, në vend të grevave, e regresit në luftën kundër korrupsionit.

Postimi i plotë:

1. Kosova ka bërë regres në luftimin e korrupcionit. Transparency International vlerëson se Kosova ka rënë nga pozita 85 në pozitën 93. Kjo sigurisht nuk është e papritur me këtë qeveri.

Hidromorava

2. Kosova në prag të prishjes së marrëdhënieve miqësore me SHBA. Kryeministri në largim deklaron se kjo nuk është problem.

3. Kosova e bllokuar nga grevat në arsim, shëndetësi dhe adminsitratë, të nxitura nga vendimi i Qeverisë për të rritur pagën për vete, edhe pse kjo u vlerësuar të jetë konflikt i interesit nga Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur ligjërisht për të dhënë vlerësime të tilla.

Lajme të tilla nuk duhet të prodhohen në Kosovë. Ne duhet të prodhojmë lajme për investitorë të huaj që investojnë në Kosovë, për arritje në diplomaci, për përmirësim të jetës së qytetarëve, lajme për plotësim të kërkesave për integrim evropian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.