Eko Higjiena

Hoti e quan “ekip dekorues” delegacionin e Kosovës për dialog me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Ekip dekorues” e ka cilësuar shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti delegacionin e Kosovës në dialog, që sot zhvilloi një takim me Mogherinin në Bruksel.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoti e ka vlerësuar si “paraqitjen më të dobët” të Kosovës.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e PSD-së në këtë ekip “është dekor për ta maskuar legjitimitetin e PAN-it”.

United Hospital

“Paraqitja e Kosovës sot në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët, më jo legjitim dhe me premisa për të shkaktuar më shumë dëme. Ky ekip negociator, me përfshirjen e PSD-së, është thjeshtë dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të Koalicionit PAN. Në këtë format si është, ky ekip nuk ka fuqi të marrë vendime apo të kundërshtoj, dhe as të punoj unik. Rrjedhimisht, nuk mund të mbrojë interesat tona. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një delegacion i Kosovës të shkojë në Bruksel me qëllime kaq të paqarta dhe enigmatike sa ky ekip ‘negociator’ dekorues”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, në takimin e sotëm të ekipit të dialogut, u tha se pritet një intensifikim i negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurse Mogherini në anë tjetër kërkoi heqjen e taksës ndaj Serbisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.