Eko Higjiena

Hoti e merr fjalën në emër të Kosovës në Kongresin Amerikan: Ballkani ka nevojë për integrim në NATO dhe pavarësim energjetik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, po qëndron në Uashington së bashku me përfaqësues të tjerë të partive politike në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se në tryezën e mbajtur për çështje të sigurisë në Kongresin Amerikan të martën e 31 janarit, ka marrë fjalën në emër të Kosovës.

“Në Kongresin Amerikan në tryezën për çështje të sigurisë. Në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mora fjalën në emër të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Deklarova se Ballkani Perëndimor ka nevojë për: (1) përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe (2) të bëhet pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore”, ka shkruar tutje Hoti.

HW

Hoti dhe disa deputetë tjerë të Kosovës po qëndrojnë në Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan.

Kjo është ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës.

Hoti ka thënë se gjatë tri ditëve të qëndrimit në Uashington do të takohet me kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.