Eko Higjiena

Hoti dhe Selmanaj takojnë Escobarin, bisedojnë për sfidat që po kalon Kosova në procesin e dialogut me Serbinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj sot kanë takuar përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me të cilin kanë biseduar për sfidat që po kalon Kosova në procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën.

“Sot, bashkë me kolegun deputet Driton Selmanaj, ishim të nderuar ta takonim përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

FITORJA

Takimin e karakterizuan biseda të hapura dhe të sinqerta me theks të veçantë për sfidat që po kalon Republika e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën.

Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kemi me SHBA-të”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.