UBT

Hoti: Deklaratat se Serbia e njeh Kosovën pa e demarkuar kufirin, kamuflim për të hyrë në shkëmbim territoresh

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se deklarimi se Serbia nuk do ta njeh Kosovën pa e definuar kufirin që i ndan dy shtetet nuk qëndron, dhe sipas tij,është vetëm kamuflim për të hyrë në negociata për shkëmbim territoresh.

Hoti këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku ka theksuar se Mali i Zi e ka njohur Kosovën pa e demarkuar kufirin, bazuar në parimin e paprekshmërisë të kufijve siç kanë ekzistuar deri më 1989.

Mobi Casa

“Na kanë njohur 116 vende ende pa e demarkuar kufirin me te gjithë fqinjët tanë. KFOR-i e ka mbrojtur kufirin e Kosovës me Serbinë nga viti 1999, duke e ditur sakte ku është, e edhe Serbia e ka ditur sakte pasi është detyruar te tërhiqet përtej zonës se sigurisë prej pese kilometrave nga kufiri me Kosovën. Temat qe mendohet te përfshihen ne dialog prekin rregullimin kushtetues te Kosovës dhe nuk janë çështje qe bisedohen me vende fqinje. Pse duhet te bisedohet me Serbinë për zhvillimin ekonomik te Kosovës apo për infrastrukturën? Çështjet qe lidhen me trashëgiminë kulturore e religjioze te serbeve ne Kosove, si dhe me arsimin e shëndetësinë ne komunat me shumice serbe, janë te rregulluara me Planin e Ahtisarit dhe janë pjese e ligjeve te Kosovës. Për me tepër, përfaqësuesit politik serb kane te drejte vetoje ne ndryshimet qe mund te ndodhin ne këto ligje”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.