ARKATANA

Hoti: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se “bëmë nderimet e zakonshme për të nderuar të rënët dhe heronjtë që u dolën në ndihmë atë ditë të gjithë të rënëve në atë sulm terrorist, para 19 vjetëve, sulm i cili nuk ishte vetëm ndaj popullit amerikan, por ishte edhe ndaj popullit të Kosovës dhe ndaj gjithë botës demokratike”.

ARKATANA

“Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës. Ne sot bashkëndjejmë me familjet e këtyre të rënëve dhe ashtu siç e tha ambasadori, ajo ditë ka hapur një kapitull të ri të botës së civilizuar, të botës demokratike për të qëndruar së bashku dhe për t’i bërë ballë çdo sulmi që mund të vijë, për të dalë më të fortë nga çfarëdo sulmi që i vjen botës demokratike”, tha kryeministri Hoti.

Më tej, kryeministri Hoti tha se populli i Kosovës ndan vlerat e njëjta me popullin amerikan dhe ne sot kujtojmë të gjitha viktimat e sulmit të 11 shtatorit./Telegraf

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.