United Hospital

Hoti: Bizneset e institucionet që nuk i respektojnë masat e reja, mbyllen për së paku tre muaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar masat që janë marrë nga Qeveria e Kosovës.

Ai njoftoi se bizneset apo institucionet që nuk i zbatojnë këto masa do të mbyllen për së paku tre muaj.

“Masat që do t’i ndërmarrim do të jenë plotësisht sipas ligjit, por do të jenë masa ekstreme, që nënkuptojnë se nëse një restorant, biznes, dyqan apo institucion nuk i zbaton këto masa do të ketë mbyllje totale për ato biznese së paku për tre muaj. Nuk kemi zgjidhje tjetër, jemi në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit”.

Eco Higjiena

Tutje, ai ka ndarë masat e reja në bazë të zonave ku përkojnë komunat. Ato në zona të kuqe do të ndalojnë aktivitetet ekonomike pas orës 19:00.

“Në zonë të kuqe janë shtatë komuna, Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Shtimja. I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00 me specifikat e manualit për mbrojtje nga koronavirusi. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik vendoset kufizim i plotë i qytetarëve, orë policore nga ora 19 në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00”, ka deklaruar Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.