ARKATANA

Hoti bisedë telefonike me Jens Stoltenberg, Kosova e përkushtuar për integrimet euroatlantike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoi për rolin dhe angazhimin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Hoti vlerësoi edhe punën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), që po jep ndihmesë të rëndësishme për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kryeministri Hoti e ka vlerësuar edhe ndihmën e KFOR-it për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

ARKATANA

“Po ashtu, kryeministri Hoti theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar ta ndërtojë të ardhmen e saj euroatlantike dhe të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Sekretari Stoltenberg e siguroi kryeministrin Hoti se NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj dhe të rajonit, si dhe mbështetjen për procesin e dialogut me Serbinë si mënyrë e vetme për të siguruar zgjidhje politike afatgjate. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.