Hoti bën homazhe te varri i Rugovës: Përherë mirënjohës ndaj figurës së tij
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku tha se qytetarët përherë do të jenë mirënjohës ndaj figurës së tij, raporton Ekonomia Online.
“Qytetartë do të jenë përherë mirënjohës presidentit Kosovës Ibrahim Rugova dhe të gjithë atyre që ranë për pavarësi”, tha Hoti.
Lidhje me zhvillimet e fundit Hoti refuzoi të përgjigjet duke thënë se është ditë feste./eo/


