Hoti: Ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në dialog, ishin penguesit kryesor të për ta mbrojtur shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se ata që po përpiqen ta kontrabandojnë vetën në dialogun me Serbinë.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

Hoti ka thënë se të tillët kanë dëshmuar tash e sa kohë sipas tij, se kurdo që ju nevojitet, e vejnë në pikëpyetje shtetësinë, pozitën ndërkombëtare dhe territorin e vendit.

“E kane filluar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, e po vazhdojnë sot e gjithë ditën”, ka shtuar ai.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Hotit:

Si Lidhje Demokratike e Kosovës, për ta mbrojtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kemi propozuar Rezolutën me të cilën do të vendosnim vijën kryesore të kuqe në dialogun Kosovë-Serbi – territori i Kosovës të mos jetë pjesë e dialogut.
Ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në këtë dialog, kanë qenë penguesit kryesor të përpjekjes tonë për ta mbrojtur shtetin.
Të tillët kanë dëshmuar tash e sa kohë se kurdo që ju nevojitet, e vejnë në pikëpyetje shtetësinë, pozitën ndërkombëtare dhe territorin e vendit. E kane filluar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, e po vazhdojnë sot e gjithë ditën.
Të tillëve, jo që nuk duhet votuar rezolutën, por një orë e para duhet larguar nga pushteti.
Vetëm zgjedhjet i japin frymë demokracisë dhe institucioneve në vend. Çdo vonesë e bënë edhe më të paqartë të ardhmen tonë. /Telegrafi

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).