UBT

Hoti: Amerikanët kërkuan të mbahej takimi pavarësisht publikimit të akuzave ndaj Thaçit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se amerikanët kërkuan që të mbahet takimi me 27 qershor në Washington, e i cili u anulua për shkak të publikimit të akuzave nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e ku pas kësaj edhe Hoti vendosi të mos shkojë në Amerikë.

“Ne vlerësuam se delegacioni u përgjysmua dhe vendosëm ashtu. Ne e kuptuam vetëm pasi zbritëm në Vjenë. Ishte befasi por është çështje e drejtësisë”, është shprehur Hoti.

Mobi Casa

Tutje ai tha se amerikanët kërkuan që takimi të mbahej, megjithatë e mirëkuptuan situatën.

“Ndodhi ajo që ndodhi, derisa delegacioni u përgjysmua vendosëm se është më mirë të shtyhet për një herë tjetër. Biseduam me ambasadorin Grenell dhe ata kërkuan që takimi të mbahet pavarësisht çka ndodhi. Por, pas diskutimeve dhe vlerësimeve të situatës që kam bërë, unë kam kërkuar që të shtyhet takimi dhe ata kanë mirëkuptuar”, ka thënë Hoti në T7.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.