UBT

Hoti ambasadorëve të BE’së: Në dialog nuk e negociojmë territorin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, para të cilëve ka shpalosur platformën për Dialogun, raporton Gazeta Express.

Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit thuhet se Hoti ka biseduar me ambasadorët e BE’së për pandeminë, duke i njoftuar edhe me masat e reja të cilat i ka marrë Qeveria.

“Me këtë rast, kryeministri Hoti i falënderoi ambasadorët e Bashkimit Evropian për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës vendet e BE-së për menaxhimin e pandemisë Covid 19, si dhe i njoftoi ata për masat që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës në rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e shkaktuara si pasojë e kësaj pandemie”, thuhet në njoftim.

ARKATANA

Tutje, në komunikatë thuhet se Hoti ka theksuar, derisa ka shpalosur platformën për dialog, se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

“Po ashtu, kryeministri Hoti shpalosi platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë. Ai ritheksoi se parimet mbi të cilat do ta vendosim këtë proces janë integriteti territorial i Kosovës, që, siç tha ai, është i panegociueshëm, karakteri unitar i shtetit të Kosovës, ndërsa marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës e ka strukturuar qasjen në këtë proces të dialogut duke e formalizuar mënyrën se si duhet të zhvillohet ai, por që objektiv kryesor në gjithë këtë proces është njohja reciproke në mes dy vendeve”, citohet të ketë thënë Hoti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.