ARKATANA

Hoti: Aleatët do të na përkrahnin për reciprocitetin, Kurtin s’e lanë konspiracionet të gjykojë arsyeshëm

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë në detyrë, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi ka thënë se aleatët e Kosovës do ta përkrahnin reciprocitetin, por kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, nuk e lanë konspiracionet të gjykojë arsyeshëm.

Hoti thotë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka hyrë në një rrugë pa krye e cila nuk ka të ndalur.

“Rruga pa krye e z.Kurti nuk ka të ndalur. Aleatët tanë na kanë kërkuar tërë kohën që të besojmë në ta dhe në planin e tyre, duke hequr taksën pa kushte, në mënyrë që ta detyronin Serbinë të ndalonte fushatën kundër Kosovës, dhe atë në mënyrë të verifikueshme”, shkruan Hoti.

Gjithashtu, Hoti thotë se aleatët e Kosovës do ta përkrahnin reciprocitetin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por Kurti u fut në konspiracione dhe nuk gjykoi arsyeshëm.

“Aleatët tanë kërkonin kohë që të detyronin Serbinë të hiqte pengesat për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave me Kosovën. Nëse këto pengesa nuk do të hiqeshin, atëherë aleatët do të mbështesnin Kosovën në vendosjen e masave të reciprocitetit.

Fundamenti

Qasja konspirative nuk e la z. Kurti të gjykojë arsyeshëm në këto kërkesa të aleatëve tanë, duke dëmtuar kështu partneritetin tonë me ta, që detyrimisht qoi në shkarkimin e tij”, shkroi Hoti.

Tutje, ai thotë se aktualisht Kosova e ka humbur shansin që heqja e taksës të përkthehet në mbështetje të Kosovës dhe presion ndaj Serbisë nga aleatët e Kosovës.

“Tani, me këto veprime të njëanshme të Qeverisë së shkarkuar, Kosova e ka humbur shansin që heqjen e taksës ta përkthejë në mbështetje për Kosovën dhe presion mbi Serbinë nga aleatët tanë”, shkruan Hoti.

Krejt në fund, Hoti thotë një qeveri e re që është besimplotë karshi aleatëve të Kosovës, është tepër e nevojshme

“Është tepër e nevojshme që sa më parë të kemi Qeveri të re të zgjedhur mbi parimet kushtetuese, që është e përgjegjshme karshi proceseve shtet-ndërtuese dhe besimplote karshi aleatëve tanë”, përfundoi Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.