FIDANISHTJA

Hoti akuzon Thaçin se po punon në zhbërjen e shtetit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po angazhohet në baza ditore për zhbërjen e shtetit.

Sipas tij, “për aq kohë sa ai dëshiron të ulet me Serbinë për të negociuar për territorin e Kosovës, Thaçi angazhohet për zhbërjen e shtetit të Kosovës”.

Këtë e ka quajtur naivitetin më të madh në politikën e Kosovës në 30 vjet. Hoti ka thënë se ideja për shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës në këtë periudhë.

Uji Dea

Ai ka thënë se Thaçi me idenë e tij pa marrë legjitimitetin nga Kuvendi, mendon vetëm për “zogjtë”.

“Ai e fillon mëngjesin me një deklarim, në drekë një tjetër e ditën e mbyll me një tjetër. I kanë quajtur komuna të Rankoviqit e se s’na duhen ato ‘Dhurata të Rankoviqit’.Kushdo që mendon se mund të arrijë marrëveshje pa një legjitimitet të gjerë në Kosovë mendon vetëm për zogjtë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se Haradinaj nuk ka arritur të ndalë Thaçin dhe se deklarimet e tij se ai po ndal shkëmbimin janë vetëm farsë, “sepse vetë Haradinaj ia ka lëshuar mandatin për të shkuar në Bruksel”./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.