GRANDEMALL

Hoti akuzon Qeverinë për abuzim me paranë publike: S’po shohim rezultate në ekonomi edhe pse i kanë shpenzuar 11 miliardë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas gjetjeve të organizatës “Demokraci Plus” për shpenzimin e parave të shtetit nga Ministria e Financave për kontrata për shërbime të veçanta.

Hoti ka thënë se abuzimi me paranë publike është arsyeja se pse nuk po shihen rezultatet në ekonomi edhe përkundër faktit se janë shpenzuar 11 miliardë euro.

Sipas Hotit, në abuzim futen kontratat njëburimore, kontratat për shërbime të veçanta siç është fjala për Ministrinë e Financave, pagesa të avancave që Hoti thotë se po bëhen si asnjëherë më parë dhe subvencionet për ndërmarrjet publike dhe për rrymën në Veri.

Uji Dea

Reagimi i plotë:

Organizata “Demokraci Plus” vërteton abuzimin tjetër me paranë publike të Ministrisë së Financave përmes kontratave për shërbime të veçanta. Punët që janë përgjegjësi e departamenteve dhe duhet të kryhen nga zyrtarët përkatës, Ministria paguan konsulentë të jashtëm duke dëmtuar buxhetin e shtetit.

  1. Punët e Departamentit të Tatimit në Pronë, për të cilat angazhohen konsulentë të jashtë, përshijnë: sqarime për komuna lidhur me tatimin në pronë, të dhënat mbi detyrimet e komunave, bashkëpunimin me Zyrat e Tatimit në Pronë nëpër komuna etj.
  2. Njëjtë është edhe Departamenti për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme, ku për punët në vijim angazhohen konsulentë të jashtëm: vlerësimi i pronave të paluajtshme, përdorimin e sistemit të TI-së në vlerësimin e pronave, përgatitjen e raporteve lidhur me shpronësimet dhe këmbimet e pronave etj.

Abuzimi me paranë publike është arsyeja përse nuk shohim rezultate në ekonomi nga shpenzimi i 11 miliardë eurove që ka pasur kjo qeveri në menaxhim gjatë këtij mandati. Ky abuzim përfshinë:

  1. Kontratat njëburimore,
  2. Kontratat për shërbime të veçanta sikur këto në Ministrinë e Financave,
  3. Pagesat e avanceve si kurrë më parë,
  4. Subvencione për ndërmarrje publike dhe rrymën në veri si kurrë më parë etj.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.