Eko Higjiena

Hoti akuza Kurtit: E kundërshtoi Asociacionin për të ardhur në pushtet, tash e pranon për të qëndruar në pushtet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër është ujdia më e keqe që ka pasur mundësi t’i imponohet Kosovës. Ai thotë se Kurti e Osmani me këtë ujdi “betonizuan” një status-quo që do të zgjasë së paku 10 vite.

Hoti ka akuzuar kryeministrin Kurti se nuk e ka mbajtur dialogun në binarët e njohjes reciproke.

“Është marrëveshja me e keqe që ka pasur mundësi ta imagjinojë dikush”, deklaroi Hoti në RTV Dukagjini.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Hoti thotë se dialogu ka filluar që në vitin 2011 dhe sipas tij janë arritur shumë marrëveshje të mira si ato: për diplomat, energjinë, për pikat doganore e për shumë të tjera.

GRANDEMALL

“Kur unë kam marrë Qeverinë e kam mbyllur qasjen se do të negociohet për marrëveshje teknike. Kam negociuar gjatë me ndërkombëtarët dhe kam thënë se në dialog shkojmë vetëm për marrëveshje përfundimtare”.

Hoti thotë se Kurti i ka pasur dy pika të kryera për të pagjeturit dhe për bashkëpunim ekonomik dhe sipas tij dialogu është dashur të vazhdojë aty ku ka mbetur.

Deputeti i LDK-së thotë se tashmë është betonuar një status-quo e re që sipas tij pritet të vazhdojë për dhjetë vite.

“Serbia tashmë nuk e ka presionin për njohjen e Kosovës. Kurti e Osmani e kanë arrit një marrëveshje duke betonuar një status-quo të re”, ka deklaruar ndër të tjera Hoti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.