Hidromorava

Hoti: Ai që kundërshton marrëveshjen e Uashingtonit, promovon interesa ruse dhe kineze

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se marrëveshja e Washingtonit është marrëveshja politike me e rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Sipas Hotit Qeveria Kurti me qasjen ndaj kësaj marrëveshje është duke i dëmtuar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Në qeverinë e Kosovës u dorëzua studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit dhe ata tash kur pyeten thonë se nuk e kanë lexuar, dhe kjo qasje e tyre është lëndim i raporteve me partnerin kryesor që e kemi, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

”Marrëveshja e Washingtonit është marrëveshja më e rëndësishme që ka nënshkruar shteti i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Ata e kanë kritikuar për të ndërtuar kauza të rrejshme, dhe tash po del që janë vërtetë kauza të rrejshme”.

”Doli raporti për liqenin e Ujmanit dhe aty vendosen qartë parimet teknike për menaxhimin e ujërave ndërkombëtare që janë në territorin e dy vendeve dhe mua më kanë akuzuar për futjen e kësaj pike në marrëveshje, sepse e cenon sovranitetin e Kosovës, më thoni ju mua tani a e cenon ky studim sovranitetin e Kosovës? pra e shihni që është mashtrim tipik. Prandaj me këtë qasje këta do ta izolojnë veten por edhe vendin”, tha Hoti në Rubikon të Klan Kosovës.

Uji Dea

Tutje Hoti tha se moszbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit do të ishte një humbje e madhe për Kosovën në aspektin ekonomik, por edhe atë të interesave strategjike të vendit.

”Mos zbatimi i kësaj marrëveshje është humbje e madhe sepse për 3 ose 4 vite mund të sjellë investime që shkojnë në rreth 1 miliard dollarë amerikanë në Kosovë në forma të ndryshme investime publike dhe private, por përtej kësaj kjo marrëveshje ka rëndësi strategjike sepse nëse e studioni me kujdes këtë marrëveshje ka elemente që e lidhin komplet regjionin me Amerikën, me perëndimin, me furnizimin e gaz, me energji, me 5G edhe çështje të tjera, pra është e rëndësisë strategjike për ruajtjen e influencës perëndimore dhe për të ndaluar influencën e Rusisë dhe Kinës”.

Sipas ish- kryeministrit Hoti, kushdo që e kundërshton marrëveshjen e Washingtonit është duke i promovuar interesat Ruse e Kineze në Kosovë.

”Këtë po e them për herë të parë; ai që e kundërshton marrëveshjen e Washingtonit në Kosovë, ose në cilin do prej vendeve të rajonit, sepse në Serbi e kundërshtojnë marrëveshjen e Washingtonit sepse e dinë çfarë është kjo marrëveshje, ai që e kundërshton me vetëdije ose pa vetëdije promovon interesa ruse dhe kineze në Kosovë”.